Çitaku: Kryeministri ua ka borxh votuesve të tij një sqarim, a e ka pasur gabim atëherë, apo e ka gabim tash?

Sipas nënkryetares së PDK-së Vlora Çitaku, kryeministri Albin Kurti ka marrë rolin e noterit, ku ai vetëm është duke i noterizuar marrëveshjet e kaluara pa ua ndryshuar asnjë pikë apo presje. Ajo ka thënë se Kurti duhet të bëjë një sqarim për votuesit e tij, se a ka qenë në të kalurën tradhti apo tani

Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e komentuar marrëveshjen e nënshkruar mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviçit. Ajo ka thënë se është e njëjta marrëveshje më atë që ishin dakorduar në vitin 2015, pa i hequr asnjë pikë e asnjë presje.

Tutje, ajo ka thënë se Kurti në të kaluarën marrëveshjet e njëjta i kishte konsideruar tradhti kombëtare.

Çitaku ka thënë se “kryeministri ua ka borxh votuesve të tij një sqarim. Se a e ka pasur gabim atëherë, apo e ka gabim tash?”.

Ajo ka thënë se, kryeministri Albin Kurti është shndërruar në një noter ku po i noterizon marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria Thaçi e Mustafa.

“E vetmja gjë konsistente te Kurti është mungesa e konsistencës” ka shtuar ajo.

Kurti, me ripërsëritjen e marrëveshjeve, sipas Çitakut, është duke e kthyer procesin mbrapa dhe po humb kohë.

Çfarë parasheh marrëveshja për energjinë?

 

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika