Osmani përfaqëson Kosovën në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Hungari

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Hungari

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Hungari ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e pestë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Takimi i radhës i Komunitetit Politik Evropian do të mbledhë liderë nga 47 shtete nga i gjithë kontinenti, në Budapest.

“Në këtë Samit,  Presidentja Osmani bashkë me liderët e tjerë do të diskutojnë mbi sfidat e sigurisë në Evropë, të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, përshkallëzimin e krizës në Lindjen e Mesme, sfidat e migracionit dhe ato ekonomike”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Poashtu, Osmani do të marrë pjesë në dy sesionet plenare të EPC-së, si dhe do të mbajë dy fjalime, njërin në seancë plenare dhe tjetrin në tryezën punuese për sigurinë ekonomike.

Në kuadër të Samitit, presidentja e vendit do të zhvillojë takime bilaterale me liderë të tjerë evropianë.

Gjatë qëndrimit në Budapest, Osmani pritet të zhvillojë një takim edhe me mërgatën shqiptare në Hungari.

“Komuniteti Politik Evropian është një platformë për liderët evropianë për të diskutuar çështjet kyçe me të cilat përballet kontinenti, nga siguria dhe migrimi te stabiliteti ekonomik dhe mjedisi. E nisur në vitin 2022, EPC-ja synon të forcojë lidhjet politike dhe ekonomike në të gjithë Evropën, të ofrojë zgjidhje për sfidat e përbashkëta dhe ta thellojë bashkëpunimin midis vendeve të BE-së dhe jashtë saj”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika