Maqedonci shpalos detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci do të diskutojë me homologun e tij kanadez Bill Blair finalizimin e marrëveshjes për trajnimin e ushtarakëve të FSK-së në akademi dhe qendra trajnuese ushtarake të Kanadasë si pjesë e programit Military Training Cooperation Program

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci do të diskutojë me homologun e tij kanadez Bill Blair finalizimin e marrëveshjes për trajnimin e ushtarakëve të FSK-së në akademi dhe qendra trajnuese ushtarake të Kanadasë si pjesë e programit Military Training Cooperation Program.

Maqedonci ka thënë për KosovaPress se në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë po marrin pjesë shumë personalitete nga SHBA, Kanada dhe vende të tjera.

“Gjatë forumit do të takoj ministrin e Mbrojtjes së Kanadasë me të cilin do të diskutojmë finalizimin e shpejtë të marrëveshjes për trajnimin e ushtarakëve të FSK-së, në akademi dhe qendra trajnuese ushtarake të Kanadasë si pjesë e programit kanadez Military Training Cooperation Program”, tha Maqedonci.

Gjatë kësaj vizite, ministri Maqedonci ka takuar senatorë nga SHBA-ja, drejtues politik dhe ushtarakë të NATO-s, të cilët i ka njoftuar mbi zhvillimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në Kosovë.

“Gjithashtu gjatë qëndrimit këtu, komandanti i FSK-së është dakorduar me homologen e tij për shkëmbimin e kadetëve në akademitë tona respektive. Gjatë këtij aktiviteti, kam qenë folës në një ndër panelet e këtij forumi, si dhe kam takuar senatorë nga SHBA dhe drejtues politikë dhe ushtarakë të NATO-s, për t’i njoftuar me zhvillimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në vendin tonë, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit”, tha Maqedonci.

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike dhe zhvillimet në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë në nivel global.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika