Hyn në fuqi armëpushimi në Liban

Armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut ka hyrë në fuqi herët të mërkurën, pasi u njoftua të martën në mbrëmje nga presidenti amerikan, Joe Biden

Pasi armëpushimi filloi në orën 04:00 me orën lokale, Forcat Izraelit të Mbrojtjes (IDF) paralajmëruan banorët e Libanit jugor që të mos kthehen ende në shtëpi, raporton BBC.

Sulmet ndërkufitare kanë vazhduar edhe pak para hyrjes në fuqi të armëpushimit.

Hezbollahu ka thënë se ka lëshuar dronë drejt Izraelit të martën mbrëma, ndërsa Izraeli filloi sulmet ajrore në Bejrut pasi ushtria e tij lëshoi urdhra evakuimi në zonë

Trupat izraelite filluan një pushtim tokësor të Libanit pothuajse dy muaj më parë, në përgjigje të sulmeve me raketa gati një viti nga Hezbollahu.

Armëpushimi në Liban nuk do të ndikojë drejtpërdrejt në luftën e Izraelit në Gaza.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Të fundit nga rubrika