Liverpooli fiton 2:0 ndaj Real Madridit

Liverpooli arriti një fitore historike 2:0 ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, pas 15 vjetësh, duke ruajtur kreun e tabelës në Premier League dhe Champions

Liverpooli ka arritur një fitore të madhe ndaj Real Madridit me rezultat 2:0 në Ligën e Kampionëve, në kuadër të xhiros së pestë.

Skuadra e trajnerit Arne Slot vazhdon të dominojë, duke qenë lider në Premier League dhe në Champions.

Alexis Mac Allister shënoi golin e parë në minutën e 52-të, ndërsa portieri Caoimhin Kelleher ndali penalltinë të gjuajtur nga Mbappe.

Golin e dytë e shënoi Cody Gakpo në minutën e 77-të.

Liverpooli nuk ka fituar ndaj Real Madridit që nga kompeticioni i vitit 2008/9.

Rezultati e lë skuadrën e Carlo Ancelottit në një pozicion të pasigurt pasi ka humbur tre nga pesë ndeshjet e tyre deri më tani në kompeticion.

Kampioni në fuqi, Real Madridi, është në vendin e 24-të.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika