Kastrati – Kurtit: Turpi i historisë sonë – Veriun ia dorëzove Serbisë e Kosovën e ke futur në krizë

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, pas deklaratave të këtij të fundit lidhur me situatën në veri të Kosovës dhe pamundësinë e dislokimit të ushtrisë atje.

Në një postim të gjatë në Facebook, Kastrati e ka akuzuar Kurtin për “dorëzim të veriut, Serbisë” dhe për dështim në menaxhimin e ekonomisë dhe sfidave të tjera shtetërore.

“Hashim Thaçi është vet historia e vendit. Historinë nuk mundesh me vjedh o hajn”, ka shkruar Kastrati, duke theksuar kontributin e ish-presidentit Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli në luftën për lirinë e Kosovës.

Ai e cilësoi Kurtin si “turpin e historisë së re” të Kosovës dhe e akuzoi për bashkëpunim të heshtur me Serbinë.

“Ti në koordinim me Serbinë i ke sjell 300 milionë sanksione Kosovës”, ka shkruar Kastrati, duke e akuzuar më tej për paaftësi dhe korrupsion, me përmendjen e rasteve konkrete si ai i anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Naser Hafizi.

Kastrati përfundoi reagimin e tij duke i kujtuar Kurtit se nuk ka arritur të lërë një gjurmë pozitive në historinë e vendit dhe se do të mbahet mend si një figurë e dështuar.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika