Gashi: Albin Kurtit i ka mbetur vetëm emri e mbiemri pa i ndryshuar se të gjitha qëndrimet i ka ndryshuar

Sipas ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës, Dardan Gashi, kryeministri Albin Kurti, i ka ndryshuar të gjitha qëndrimet e tij, por i ka mbetur vetëm emri dhe mbiemri pa e ndryshuar

Ish-zëvendëskryeministri, Dradan Gashi, ka folur për kryeministrin Albin Kurti, ku ka thënë se kryeministri i ka pranuar të gjitha ato që i kishte kundërshtuar në të kalurën siç janë, shtetësia e Kosovës.

Madje, sipas Gashit, Kurti që të gjitha të arriturat nga qeveritë e kaluara i kishte kundërshtuar, përfshi marrveshjen e fundit.

“Albin Kurtit, i ka mbetur vetëm emri e mbiemri pa i ndryshuar se të gjitha qëndrimet i ka ndryshuar”.

Sipas Gashit, as kjo nuk do të jetë e pamundur sepse ai dyshon se “Kurti do të ndryshojë edhe emrin”.

Tutje, ai ka thënë se qëllimet e Kurti kanë qenë që kur të vijë në pushtet që ta themelonte “Republikën e 3-të”, e cila do të dallonte nga “Republika e Hajdutëve dhe krimineleve”.

Albin Kurti, pas ardhjes në pushtet e ka trashëguar “atë që ne hajdutë e kemi lënë, ndërsa ai e ka bërë ‘copy-paste’, atë që e ka gjetur me ‘xhipat'(veturat), me marrëveshjet me Serbinë, me ministri e me krejt, dhe asgjë nuk ka ndryshuar, vetëm e ka vazhduar, sepse kur është Albin Kurti në pyetje çdo gjë pastrohet e bëhet e pastërt”, ka thënë ai në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Sipas Gashit, Kurti është shenjtorë sepse ai duke i prekur gjërat, ato bëhen të mira edhe kush i bashkohet atij, ata/o pastrohen dhe bëhen të mirë.

“Kurti nuk ka lidhje me Albin Kurtin e opozitës”, votuesit e tij duhet me i pa pasojat e asaj çfarë kanë bërë, “sepse kanë votuar një njeri që ka dashur vetëm pushtetin, e jo ndryshimin sepse ndryshimi nuk ka ndodhur”, ka theksuar ai.

Ndërkaq Gashi ka thënë se në kurrgjë hiç nuk ka ndryshim përveç se Albin Kurti, tani është bërë kryeministër dhe ka marrë pushtetin, ”ku është ndryshimi a është në marrëveshje më Serbinë, apo në ‘xhipa'(vetura) që po i shfrytëzon?”

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika