Arrestohet një i dyshuar, konfiskohen 105 mijë euro në rajonin e Gjilanit, dyshohen si të falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar për “falsifikim të parasë” teksa ka konfiskuar mbi 105 mijë euro para, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Policia përmes një komunikate për media ka njoftuar se para të konfiskuara në kartmonedhën 200 euro janë 100,000.00 €uro ndërsa 5000.00 €uro kartëmonedha nga 100 €uro si dhe një makinë për numërimin e parave, tre telefona.

“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në koordinim edhe me Prokurorinë Speciale të Kosovës me datë 09.12.2024 ka realizuar planin taktik, pasi janë pranuar informacione se në rajonin e Gjilanit disa persona të dyshuar janë duke tentuar të vënë në qarkullim shuma të mëdha të parave të falsifikuara. Lidhur me rastin gjatë veprimeve hetimore në mënyrë të kontrolluar është ndaluar automjeti me targa vendore të cilin ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit të realizuar në veturë janë gjetur dhe konfiskuar 105,000.00 €uro për të cilat ekziston dyshimi se janë para të falsifikuara. Në lidhje me rastin është kryer kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit ku është gjetur makina për numërimin e parave. Në këtë rast në total janë sekuestruar provat si në vijim: ➢ 100,000.00 €uro kartëmonedha nga 200 €uro. ➢ 5000.00 €uro kartëmonedha nga 100 €uro. ➢ 1 makinë për numërimin e parave. ➢ 3 telefona celular. Lidhur me rastin me vendimin e prokurorit i dyshuari i lartcekur dërgohet në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për kryerje të veprave ‘’Falsifikimi i parasë’’ dhe ‘’Pastrim i parasë’’, thuhet në komunikatën e PK-së.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika