“Shkulja e mikrofonit nga Sveçla”, Retkoceri i PDK-së: Një situatë drejt tensionimit

Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla ka shkulur mikrofonin në Kuvendin Komunal të Prishtinës, si shenjë “pakënaqësie” ndaj prezencës së dy asambleistëve të VV-së dhe votimin e disa projektligjeve në Kuvendin Komunal.

Leutrim Retkoceri – PDK tha se shkulja e mikrofonit nga ana e Sveçlës është një “situatë” që ka shkuar drejt tensionimit dhe është “sjellje e keqe”.

“Ajo që ka ndodhur sot në Kuvendin e kryeqytetit nuk ka arsyeje që mund të justifikoj një sjellje të tillë. Në momentin që po flasim, në Kuvend ka ardhur një situat e cila ka shkuar drejt tensionimit. Sjellje e keqe e Sveçlës. Po jemi adresuar edhe para gjashtë muajve kemi denoncuar një sjellje jo të mirë të LDK-së dhe Përparim Ramës, ku iu kanë ndalur fjalët kur ka ndërruar kryesuesi i kuvendit. Kuvendi është vendi i demokracisë, që ka rregulla dhe procedura, të cilat duhet respektuar nga të gjithë.Dhe qytetarët, përfaqësuesit e tyre i votojnë për të përfaqësuar interesin e qytetarëve, përmes argumenteve e fakteve në Kuvend. PDK-ja, dega në Prishtinë ka diskutuar edhe para një vit, dhe tema kyqe sot ishte shpërfaqja e sinjalizimit megaskandal i këmbimit të tokave në Badovc”, tha Retkoceri.

Retkoceri ka listuar disa nga veprimet që ka bërë PDK-ja në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

“Sa kemi qenë në pushtet, e kemi dorëzuar pushtetin por nuk kemi pranuar këmbimet e tilla që sot u sinjalizuan që janë të dëmshme dhe me tendenca korruptive, por edhe dëm të qytetarëve nuk kemi pranuar që ato të kalojnë. Konsistenca e PDK-së me ngjarjen që ka ndodh, shkëmbimi i pronave në Badoc dhe kandidati për kryetar ka qenë i pari që ka dal kundër ndërtimeve në Badoc”, vijoi ai.

Retkoceri theksoi se çështja e Badocit është një “super skandal” i Kuvendit komunal të kryeqytetit.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika