Sopjani: Ka veprime populiste, Hovenier ka të drejtë të jetë i zhgënjyer me Qeverinë

Juristi Shkelzen Sopjani ka theksuar se veprimet populiste të Qeverisë po dëmtojnë demokracinë

Juristi Shkelzen Sopjani ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili ka thënë se ende nuk ka prova se kush mund ta ketë kryer sulmin ndaj kanalit të ujit në Ibër-Lepenc.

Ai ka theksuar se asnjëherë nuk do të ketë prova konkrete për të vërtetuar se sulmi ka ardhur nga Serbia.

Sipas Sopjanit, kritikat e ambasadorit kanë qenë gjithnjë në rritje ndaj Qeverisë për shkak të disa veprimeve që dëmtojnë demokracinë në vend.

Në emisionin FIVE, Sopjani ka vlerësuar se qëndrimet e ambasadorit Hovenier kanë kaluar në një fazë të re të kritikave ndaj Qeverisë së Kosovës, duke theksuar se “në fillim, deklaratat ishin më të buta, mirëpo me kalimin e kohës kritikat janë përshkallëzuar”.

Sipas tij, zhgënjimi i ambasadorit është i justifikueshëm.

“Deklarata nuk është e befasishme mirëpo e kemi parë këto vitet e fundit ka pasur përshkallëzim të deklaratave, nëse mund të themi kështu, ia pati nisur shumë butë në fillim të mandatit, mirëpo shkojke duke u përshkallëzu kritika me theks të veçantë ndaj Qeverisë, dhe çdo deklaratë tregoi më pak zhgënjim ndaj Qeverisë së Kosovës. Dhe a ka të drejtë me këtë zhgënjim besoj që ka, sepse i shoh disa veprime jo të shëndosha për demokraci, veprime që në natyrë janë tipike popullsitë ne esencë nuk i bëjnë mirë demokracisë apo Kosovës”, ka deklaruar Sopjani.

Nga ana tjetër, njohësi i çështjeve ndërkombëtare,  Driton Lajçi ka theksuar se roli i ambasadorëve është të përçojnë dhe zbatojnë politikat e shteteve që përfaqësojnë, dhe nuk duhet parë ndryshe.

“Ambasadorët nuk krijojnë politika, ata zbatojnë interesat dhe qëndrimet e shteteve të tyre”, ka theksuar ai.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika