Angazhim i lartë i policëve në veri, ditë me radhë pa pushim

Edhe pas pothuajse dy javë nga sulmi terrorist në Kanalin e Iber Lepencit, Policia e Kosovës është me prezencë të shtuar në katër komunat veriore. Aty janë të përfshirë shumë zyrtarë policorë të cilët po punojnë mbi 12 orë në ditë e pa ditë pushimi me raste

Policia e Kosovës në veri, foto ilustrim

Pothuajse çdo pjesë e Veriut të Kosovës është duke u patrulluar nga Policia e Kosovës që nga sulmi terrorist në kanalin e Iber Lepencit.

Shumica nga ta janë nga Stacionet e qyteteve tjera, përfshirë këty Policinë rajonale të Gjakovës, Klinës e Skenderajt.

Pos saj, ata janë të angazhuar çdo ditë mbi 12 orë dhe pa ditë pushimi me raste.

Sipas zv.Drejtorit të Policisë në rajonin e veriut, Veton Elshani kjo është bërë për shkak të nevojave në terren, sidomos pas sulmit terrorist ne Varagë të Zubin Potokut.

“Kemi asistencë të regjioneve të tjera, në bazë të planeve operacionale. Këtu ne kemi pas polic, 330 që janë këtu dhe nëse kemi ndonjë plan më të madh të angazhimit atëherë angazhohet komplet drejtoria e përgjithshme e Policisë edhe kemi asistencë nga komunat e tjera”, ka deklaruar Elshani.

Nëse kjo situatë është e tepërt për ata zyrtarë të përfshirë në këtë plan operativ, Elshani ka një përgjigje të shkurtë.

“Nuk është punë e palodhshme por është detyrë kështu që konsiderojmë që është në rregull”, ka theksuar Elshani.

Pos njësive patrulluese, në veri janë caktuar edhe pika statike ku qëndrojnë policë të Kosovës.

Ndërkohë, pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër Lepencit, Këshilli i Sigurisë të Republikës së Kosovës kishte marr vendim që pos Policisë së Kosovës në ruajtjen e infrastrukturave kritike në pjesë tjera të Kosovës të përfshihen edhe ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika