Kurti s’paraqitet me kohë në Prokurori si dëshmitar, nuk dihet nëse do t’i përgjigjet thirrjes

Kryeministri Albin Kurti, ende nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale, në të cilën ishte i ftuar në orën 09:30 në cilësinë e dëshmitarit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ende nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale, në të cilën ishte i ftuar për këtë të hënë nga ora 09:30 në cilësinë e dëshmitarit.

Ndërkohë, siç raporton ekipi në terren i TV Dukagjinit, gjatë kësaj kohe pranë kësaj prokurorie janë parë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zëvendësi i saj.

Ndonëse vetë kryeministri Kurti nuk e ka komentuar këtë thirrje, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu, ka shkruar në Facebook se përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2025.

Kryeministri Kurti është thirrur nga Prokuroria Speciale si dëshmitar në hetimet për keqpërdorimin e rezervave shtetërore, që lidhen me dyshimet për shkelje të procedurave të prokurimit dhe përfitime të paligjshme nga zyrtarët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Për cilin rast është thirrur Kurti si dëshmitar nga Prokuroria Speciale?

Megjithatë kryeministri Kurti, një ditë më parë është lajmëruar nga Sllovenia ku po qëndron për vizitë zyrtare dhe ka zhvilluar disa takime.

Nuk dihet ende nëse Kurti është kthyer në Kosovë.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika