Kurti sot pritet të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të dëshmojë sot në Prokurorinë Speciale, megjithëse ende nuk ka konfirmuar nëse do të përgjigjet ftesës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i ftuar këtë të hënë si dëshmitar në Prokurorinë Speciale të Kosovës, në lidhje me një rast për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, sipas nenit 414 të Kodit Penal.

Ftesa, e bërë publike nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, e detyron kryeministrin të paraqitet në objektin e Prokurorisë Speciale, në ora 09:30 të mëngjesit.

Derisa mediat e kanë pyetur Kurtin nëse do t’i përgjigjet kësaj ftese, ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë konkrete.

Mbetet të shihet nëse kryeministri i Kosovës do të paraqitet sot në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika