Nisin kërkimet për një 26-vjeçar që u raportua i zhdukur nga 24 dhjetori

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur kërkimet për një 26-vjeçar nga Prizreni i cili është raportuar i zhdukur që nga 24 dhjetori.  

Sipas njoftimit, kërkimet kanë nisur nga lumi Drini i Bardhë deri në afërsi të Urës së Fshajtë.

Përveç patrullave policore, në kërkim po merr pjesë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës me ekipin e Kërkim-Shpëtimit.

Njoftimi i Policisë:

Sot  me datë 11.01.2025,rreth orës 11:00 kanë filluar kërkimet për personin Arban Hisari, 26 vjeç, nga Prizreni i raportuar si i zhdukur me datën 24 dhjetor 2024.

Kërkimet kanë filluar në lumin “Drini i Bardhë”  duke filluar në afërsi të “Urës së Fshajtë”.

Në oepracionin e kërkimit përveç sektorit Rajonal të Hetimeve të Prizrenit dhe patrullave Policore ngaj Gjakova,  me kërkesë të policisë  merr pjesë e FSK me ekipin e Kërkim Shpëtimit.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika