Hamza: Pensionin bazik do ta rris për 70%

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë një premtim për pensionistët, duke u zotuar se do të rrisë pensionin bazik për 70% dhe se asnjë pension nuk do të jetë nën 200 euro gjatë qeverisjes së tij.

Hamza u shpreh se respekti dhe vlerësimi për të moshuarit që kanë kontribuar në shoqëri janë obligim shtetëror dhe do të jenë të garantuara në qeverisjen e tij.

“Një lojë e mrekullueshme shahu me pensionistin Sylejman Hajdini. Në qeverisjen time, asnjë pension nuk do të jetë nën 200 euro. Pensionin bazik do ta rris për 70% dhe pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe përshkallëzohen sipas viteve të punës.

Respekti dhe vlerësimi i shtetit për të moshuarit që i kanë përcjellë vlerat më të mira te gjeneratat e reja është obligim dhe do të jetë i garantuar”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika