Bullgaria largon veton ndaj Maqedonisë së Veriut

Kuvendi bullgar ka larguar veton ndaj Maqedonisë së Veriut me 170 vota për, 37 kundër dhe 21 abstenime, të premtën e 24 qershorit

Ilustrim

Kuvendi i Bullgarisë të premtën e 24 qershorit ka marrë vendim për largimin e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Ky vendim është marrë me 170 vota për, 37 kundër dhe 21 abstenime.

Kuvendi i Bullgarisë ka miratuar propozimin francez për tejkalimin e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes me disa propozim-ndryshime të caktuara të propozim-teksteve të procesit negociues.

Kuvendi bullgar ka autorizuar kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov që ta largojë veton për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut.

Ministrja për Punë të Jashtme në largim, Teodora Gençovska, ka marrë dritë jeshile që në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme ta nënshkruajë Protokollin bilateral.

Në janar të vitit 2022, Slavi Trifonov, një nga liderët e koalicionit të qeverisë në Bullgari ka thënë se Bullgaria kërkon një “regjim pa viza me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe pranim urgjent në zonën Schengen nga Bashkimi Evropian (BE)” për të zhbllokuar fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

“Nëse Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duan të jenë partnerë besnikë, ata duhet të na mundësojnë një regjim pa viza me Shtetet e Bashkuara dhe një hyrje urgjente në zonën Shengen” duke shtuar se “Besnikëria është një rrugë me dy drejtime”, kishte shkruar Trifonov.

Trifonov deklaroi gjithashtu se Bullgaria është nën presion të madh për shkak të refuzimit të zhbllokimit të fillimit të negociatave të Shkupit me BE-në dhe se “të gjithë kërkojnë dorëzimin e Sofjes”.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika