Largohen mbi 300 punëtorë vullnetarisht nga Telekomi

Nga Telekomi i Kosovës janë larguar mbi 300 punëtorë në mënyrë vullnetare. Kjo është bërë e ditur pas përfundimit të procesit të verifikimit të aplikimeve të punëtorëve të Telekomit për shkëputje vullnetare të marrëdhënies së punës

Ilustrim

Gjatë këtij viti Telekomi ua ofroi mundësinë punëtorëve të vet një “pako dalëse”. Në atë pako parashihej se kushdo që ishte paraparë të dilte në pension në katër vitet e ardhshme, të pensionohej para kohe dhe të përfitonte 60% të pagës aktuale bruto në atë periudhë derei në pensionim.

Ndërkaq pakoja e dytë ishte ofrimi i 24 pagave bruto për ata që ndërpresin kontratat vullnetarisht.

Kështu është bërë e ditur nga Telekomi përmes një komunikate.

Largimin e kanë kërkuar 383 punëtorë, në tri afate të aplikimit, por 27 prej atyre që kanë kërkuar largimin u është refuzuar sepse ata e kanë parë largimin e tyre si ndikim negativ në operimet e kompanisë dhe zëvendësimi nuk mund të bëhet nga stafi i brendshëm.

Ndërkaq, 11 aplikacione janë refuzuar si pasojë e problemeve procedurale dhe 43 të tjerë kanë tërhequr aplikimet.

Janë miratuar 64 largime, në pension të parakohshëm dhe 238 largime të menjëhershme në kuadër të pakos së dytë dalëse. Gjithsej 302.

Gjithashtu theksohet se ulja e shpenzimeve ka qenë ndër synimet kryesore strategjike të menaxhmentit të Telekomit këtë vit.

“Duke konstatuar, pas shumë hulumtimesh, analizash e diskutimesh të brendshme se një pjesë e madhe e stafit edhe përkundër përpjekjeve mbetet i paangazhuar dhe se me kontributin e tyre nuk i arsyetojnë shpenzimet që i ka kompania për pagat e tyre”.

“Si dhe duke marrë parasysh të drejtat e tyre ligjore dhe ikjen nga vendimmarrja subjektive, një nga idetë për uljen e këtyre shpenzimeve ishte oferta për largimin vullnetar të të punësuarve të cilët janë të zëvendësueshëm për kompaninë ndërkohë që ata shohin perspektivë për angazhime të tjera jashtë kompanisë”, thuhet në arsyetimin e pakove vullnetare dalëse.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika