Pas kërcënimeve të njëpasnjëshme nga Zafir Berisha, Shaqir Totaj e paraqet rastin në polici

Pas raportimit të kërcënimeve për tri ditë rresht, në konsultim me Prokurorin Kujdestar, zëdhënësi i Policisë së Prizrenit ka thënë se rasti i Berishës është iniciuar si rast kanosje

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, është kërcënuar përmes telefonit nga kryetari i Nismës në këtë komunë, Zafir Berisha.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka konfirmuar për Portalin D se ky rast është paraqitur të shtunën e 25 qershorit në polici.

“Me datën 25.06.2022, viktima ka raportuar rastin në polici se ka qenë I kanosur përmes  telefonit nga një I dyshuari Z.B për tre ditë. Pas pranimit të informatës, viktima është intervistuar lidhur me këtë rast. Eshtë njoftuar prokurori kujdestar, I cili ka dhënë urdhër që të intervistohet i dyshuari në cilësinë e të dyshuarit. Hetuesit nga Sektori i Hetimeve Rajonale e kanë shoqëruar të dyshuarin, është intervistuar dhe pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Në konsultim me Prokurorin Kujdestar, iniciohet rasti kanosje”, ka thënë Gashi për Portali D.

Ndër të tjera, Portali D është përpiqur të kontakojë me kryetarin e Nismës në këtë komunë, Zafir Berisha, mirëpo ky i fundit nuk është përgjigjur.

Ndryshe, Sinjali ka raportuar se Berisha dyshohet t’i ketë thënë Totajt se do ta ngrehë zhagas nëpër Prizren, para se ta prishin koalicionin, për shkak të drejtorëve të zgjedhur në shkollat atje dhe “të dashurave” të tyre.

Ai madje raportohet se ka “paralajmëruar” të parin e Prizrenit se nuk do ta lërë më kaq, me pretendimet se Totaj e ka shfrytëzuar atë gjatë fushatës zgjedhore.

Shija e redaktorit

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Të fundit nga rubrika