​Ministria e Shëndetësisë aprovon dozën e tretë të vaksinës antiCOVID për moshën 12-vjeçare

Deri tani vaksinimi me dozën e tretë ka qenë i lejuar për personat e moshës mbi 18+, derisa grupmosha 12-17 vjeçare ka mundur të vaksinohet vetëm me dozën e parë dhe të dytë. Tashmë, grupmosha 12+ mund të vaksinohen edhe me dozën e tretë

Vaksina kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka aprovuar dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 edhe për grupmoshën 12-vjeçare e më lart, të cilët kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 së paku pesë muaj më parë.

Përmes një njoftimi në Facebook, MSH ka bërë të ditur se Vaksinimi kundër COVID-19 vazhdon të kryhet në njësitë e vaksinimit në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor nëpër komunat e Kosovës.

“Deri tani vaksinimi me dozën e tretë ka qenë i lejuar për personat e moshës mbi 18+, derisa grupmosha 12-17 vjeç ka mundur të vaksinohet vetëm me dozën e parë dhe të dytë”, thuhet në njoftim.

Njëherësh, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen ngase ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19, dhe vaksinimi sipas MSH-së, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika