Rektori i UBT-së ftohet të mbajë ligjëratë në Universitetin e Cambridge

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, është ftuar të mbajë ligjëratë në Universitetin e Cambridge këtë javë, ku do të flasë mbi koncepte moderne të sistemeve të mençura dhe të qëndrueshme, me fokus në modelin inovativ dhe modern “UBT Smart City” dhe zhvillimin e sistemeve të qëndrueshme urbane.

Në ligjëratën e tij, Rektori Hajrizi do të ndajë eksperiencat dhe arritjet e UBT-së në zhvillimin e “UBT Smart City”, një model të zhvilluar në UBT nga vetë Rektori Hajrizi, i cili aplikon përdorimin e teknologjive të avancuara dhe praktikave të mira sociale, mjedisore dhe të zhvillimit ekonomik për krijimin e një qyteti të mençur dhe të qëndrueshëm. Ky model ka ndikim të theksuar në punësim, rritje ekonomike, arsim cilësor, shkencë, inovacion, ndërmarrësi, si dhe në aspekte të tjera sociale.

“UBT 5S” (Small Scale Smart Sustain System), një ekosistem sipërmarrës tashmë i krijuar brenda UBT-së, ka gjithashtu ndikim të theksuar në parametrat kombëtarë dhe ndërkombëtarë të zhvillimit.

Ky model është prezantuar në më shumë se 100 vende të ndryshme në botë. Po ashtu, ka marrë çmime dhe vlerësime të larta për ndikimin e tij në ndërmarrësi, inovacion, teknologji, cilësi, edukim, shkencë dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Rektori Hajrizi është një profesor i njohur në fushën e inxhinierisë së sistemeve komplekse dhe shkencës së menaxhimit. Ai është profesor vizitor dhe ligjërues në disa universitete botërore. Për kontributin e tij, është shpërblyer me çmime të ndryshme në shkencë, edukim, cilësi, inovacion, teknologji, ndërmarrësi, etj.

Së fundi, Rektori Hajrizi fitoi çmimin e parë si “Profesori i Vitit për Ndërmarrësi në Evropë”, mori çmimin për lidership në cilësi nga Organizata Evropiane për Cilësi, si dhe u pranua si anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika