Shembet një tribunë e arenës së garës me dema në Kolumbi, 4 viktima e qindra të lënduar

Si shkak i mbingarkesës së një arene në Kolumbi, kjo e fundit është rrëzuar duke shkaktuar lëndime te qindra njerëz dhe një lirim të një demi në rrugët e qytetit kolumbian. Kafsha nuk është kapur ende

Arena e rrëzuar në Kolumbi

Është raportuar se katër persona kanë vdekur të dielën në një garë me dema në Kolumbi, ngase stadiumi ku po mbahej ngjarja u shemb pjesërisht.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin El Espinal, ndërsa siç raporton “Thedailybeast”, përgjatë zhvillimit të garës, një pjesë e tribunave të stadiumit është shembur duke shkaktuar lëndime te qindra shikues.

Autoritetet njoftuan se të paktën një fëmijë është në mesin e viktimave.

Tribuna u shemb për shkak të mbingarkesës.

“Ne kemi nevojë për mbështetje nga ambulancat dhe spitalet fqinje, shumë njerëz ende janë të patrajtuar”, ka deklaruar kreu i bashkisë, Juan Carlos Salas.

Në mes të tjerash, një dem ka ikur nga vendi ku po mbahej gara, duke i detyruar banorët të largohen nga rrugët dhe të fshihen në objekte. Kafsha ende nuk është kapur.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika