Shoferi godet me veturë policin në Prizren, përfundon në pranga

Një incident ka ndodhur të martën në rrugën “Bashkim Suka” në Prizren, ku një shofer ka sulmuar një zyrtar policor duke e goditur me veturë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10, kur polici i ka kërkuar shoferit të paraqesë dokumentet e tij.

Në vend që të bashkëpunonte, i dyshuari ka refuzuar dhe ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes. Pasi nuk ka mundur të ikë, ai është nisur me shpejtësi dhe ka goditur policin, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Zyrtari policor është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga autoritetet.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika