KEDS-i bartë më shumë se 30 projekte të papërfunduara nga viti 2023, fajin “të tjerët”

Dje Zyra e Rregullatorit për Energji miratoi planin pesë-vjeçar investiv për KEDS-in. Por, në të janë përfshirë më shumë se 30 projekte që ishin paraparë për vitin 2023 dhe afër 10 të tjera që ishin paraparë për vitin 2024. Fajin për dështimin në kryerjen me kohë të investimeve, KEDS-i pjesërisht ua la konsumatorëve.

Më shumë se 30 projekte të planifikuara dhe aprovuara për vitin 2023, por të papërfunduara, janë përfshirë në planin investiv të KEDS-it 2025-2029, të cilin e miratoi të premten Zyra e Rregullatorit për Energji.

Për bartjen e projekteve që nuk arriti t’i përfundojë, KEDS-i fajin e shpërndau në tre pjesë, fillimisht te sigurimi i lejeve nga komunat dhe Ministria e Infrastrukturës, pastaj te mungesa e fuqisë punëtore dhe në fund te problemet me konsumatorët.

Vetë KEDS, në arsyetimet brenda planit pesë vjeçar, pranon dështimin në përmbushjen e afateve.

“Ka pasur sfida që kanë ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në aftësinë për të përmbushur premtimet për implementimin e projekteve sipas planeve dinamike të parapara. Edhe pse planifikimi është bërë në mënyrë të kujdesshme, prapë se prapë një numër faktorësh ka kontribuar në kohëzgjatjen e implementimit të këtyre projekteve”.

Numri më i madh i projekteve të papërfunduara, që ishin aprovuar për vitin 2023, janë në kryeqytet – më shumë se 20 sish. Në listë ka të tilla edhe në Skenderaj, Gjakovë dhe Malishevë.

Totali i investimeve të parapara nga KEDS për vitin 2023, në planin investiv të miratuar nga ZRRE-ja, ishte 29 milionë euro – ndërsa nuk dihet vlera e saktë e projekteve që janë përfunduar.

Ndërkaq, të pakryera janë edhe afër 10 investime të parapara për vitin 2024, në distriktet: Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Gjilan e Prizren.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Të fundit nga rubrika