Vrasja e policit në Kaçanik, Prokuroria konfirmon se krimi u krye nga dy persona: Nuk dihet ende motivi, s’ka të arrestuar

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se polici Muhamed Lika u vra të martën në mbrëmje në Kaçanik nga dy persona ende të paidentifikuar.

Në një konferencë për media, kryeprokurori Burim Çerkini bëri të ditur se hetimet janë duke vazhduar, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar dhe se motivi mbetet i panjohur.

“Deri më tani nuk kemi persona të arrestuar për këtë çështje penale… Ne nuk e dimë as arsyen apo edhe  motivin që ka çuar deri në kët rast…”, ka thënë Çerkini.

Sipas Prokurorisë, rreshteri Lika u qëllua në shkallët e ndërtesës ku jetonte, në momentin kur po kthehej nga puna. Autorët e dyshuar u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes në këmbë.

“Nga persona të pa njohur është vrarë rreshteri Muhamet Lika. I njëjti në kohën kur ka ndodh rasti ka qenë duke u kthyer nga puna dhe në momentin e shkuarjes në banesën e  tij, në shkallët e ndërtesës nga persona të panjohur është qëlluar dhe nga plagët nga ndërruar jetë.

Nga provat materiale shihet aktin e kanë kryer dy persona e që largohen nga vendi i ngjarjes…

Janë ndërmarre shumë veprimet hetimore nga Policia; janë interesuar shume perosna, dëshmitarë, persona që mund të japin ndonjë infomartë të rëndësishme, e që do të na shpi ne zgjedhjen e kësaj çështje. Janë ndërmarrë të gjitha veprimet për sigurimin e të gjitha provave materiale që do të na bëjnë punën më të lehtë në këtë çështje penale…”, ka shtuar kryeprokurori.

Ai gjithashtu përjashtoi mundësinë që vrasja të ketë ndodhur si pasojë e një grabitjeje

“E përjashtojmë mundësinë që vrasja e policit të ketë rrjedhur si pasojë e një grabitjeje”, ka theksuar Çerkini.

Prokurori i rastit, Ismet Rrahmani, ka dhënë më shumë detaje mbi vrasjen, duke thënë se viktima ka marrë vetëm një goditje të thellë në trup dhe se nuk ka pasur jelek anti-plumb të veshur në momentin e sulmit.

“Viktima e ka marrë vetëm një goditje të thellë në trup, ai nuk ka pasur jelek anti-plumb të veshur”, ka thënë Rrahmani.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika