Kërkuam ministri/ Ja çka tjetër i kërkoi Veton Berisha Albin Kurtit që t’ia votojnë qeverinë Kurti 3

Deputeti nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha ka shpalosur detaje lidhur me takimin që ka zhvilluar sot me kreun e Lëvizjs Vetëvendosje, Albin Kurti. Berisha ka deklaruar se kryeministrit dhe kreut të VV-së ia ka prezantuar një planprogram të partisë liberale egjiptiane.

Berisha në një lidhje direkte në emisionin “Five” deklaroi se janë të gatshëm të drejtojnë edhe ministri dhe “jo vetëm”.

“ Kemi pasur takim që në mëngjes nga kryeministri, Albin Kurti. Kësaj radhe jemi pjesë e Kuvendit të Kosovës. Kemi marrë ftesë për  një takim nga Kurti, për procesin e mëtutjeshëm pas procesit zgjedhor. Për të bashkëbiseduar për qeverisjen e re. Kurti ka të drejtën e pare për të kërkuar bashkëpunim për krijimin e qeverisë. Jemi parti politike parlamentare, em përvojë që nga 2014, e dijmë se pse jemi nëpolitikë, cilat janë rrugët dhe si veprohet. Qëllimi jonë është me marrë pushtet për plotësimin e kërkesave të komunitetit egjiptian, që e përfsqësojmë. Kemi mbajtur takim përafrues dhe kemi njoftuar Kurtin se nuk kemi vija të kuqe me të. Nuk kemi pasur afërsi me qeverinë sepse nuk kemi qenë në pushtet. Kemi prezantuar programin e parties liberale egjiptiane.  Kemi dorëxuar edhe një listë të pozicioneve ku ne jemi të interesuar për marrjen e përgjegjësisë në kuadër të qeverisë dhe me implomentu atë program. Para dates 15 kemi lënë edhe një takim tjetër.

Kemi kërkuar me drejtu edhe ministri dhe jo vetëm. Kemi pozicione që mundemi me ndiku në olitikat qeveritare dhe nivele të tjera. Jemi të interesuar të marrim përgjegjësi për të treguar fatin e egjiptianëve et”, deklaroi Berisha.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika