Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për rastin e konkursit në Universitetin e Prishtinës

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka shpallur aktgjykimin në rastin KI171/24, të parashtruar nga Fejzullah Hasani, duke konstatuar shkelje të të drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, të garantuar me Kushtetutën e Kosovës dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Rasti lidhet me një konkurs publik të shpallur nga Universiteti i Prishtinës, për pozitën “Profesor Asistent” në Fakultetin Juridik. Hasani kishte aplikuar për këtë pozitë, por kandidatura e tij ishte refuzuar nga Senati i Universitetit me arsyetimin se nuk e kishte përmbushur kriterin e moshës.

Vendimi i Senatit ishte anuluar nga Gjykata Themelore dhe më pas konfirmuar nga Gjykata e Apelit. Mirëpo, Universiteti i Prishtinës kishte parashtruar kërkesë për revizion në Gjykatën Supreme, e cila më 7 maj 2024 kishte ndryshuar vendimet e shkallëve më të ulëta dhe kishte refuzuar padinë e Hasanit në tërësi.

Në vlerësimin e saj, Gjykata Kushtetuese konstatoi se Gjykata Supreme kishte dështuar të ofrojë arsyetim për vendimin e saj, nuk kishte trajtuar lejueshmërinë e revizionit dhe nuk ishte marrë me pretendimin për aplikim selektiv të dispozitave të Statutit të Universitetit të Prishtinës.

Gjykata Kushtetuese theksoi se vendosja e kufizimeve për ushtrimin e një profesioni, siç është kriteri i moshës, mund të bëhet vetëm me ligj dhe jo përmes akteve nënligjore siç është Statuti i Universitetit.

Si rezultat, Kushtetuesja shpalli të pavlefshëm aktgjykimin e Gjykatës Supreme dhe e ktheu çështjen për rishqyrtim, duke e obliguar që në rigjykim të adresojë të gjitha shkeljet procedurale dhe të sigurojë një vendim të arsyetuar dhe në përputhje me parimet e drejtësisë.

Ky vendim i Kushtetueses mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në praktikat e konkursit publik dhe interpretimin e kritereve të përcaktuara në statutet universitare./Telegrafi

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika