30 raste të reja me COVID-19 në Kosovë dhe asnjë i vdekur

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka raportuar 30 persona të infektuar nga COVID-19, dhe asnjë vdekje.

Numri i të infektuarve vjen nga një mijë 159 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar, gjithsej, 31 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë, gjithsej, 592.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 278 persona kundër Coronavirusit.

Ndërkaq, 901 mijë e 427 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 820 mijë e 271.

Ndryshe, numri i marrjes së dozave të treta apo përforcuese ka arritur në 99 mijë e 961.

Janë një milion e 821 mijë e 818 doza të administruara në total.

Një ditë më parë, më 29 mars, në Kosovë asnjë person nuk e ka humbur jetën nga Coronavirusi.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika