Rama: Ndalimi i punimeve në “Xhorxh Bush”, tendencë për të bllokuar zhvillimin e Prishtinës

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama përmes një konference për media në sheshin e Prishtinës ka adresuar shqetësimin lidhur me ndalimin e punimeve në këtë zonë nga institucionet qendrore.

Rama ka thënë se veprimet e ministrit në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku janë ndërhyrje të paligjshme dhe të qëllimshme, dhe kjo sipas tij cenon të drejtën e Prishtinës për zhvillim të qëndrueshëm urban dhe kulturor.

“Për herë të dytë, Qeveria Qendrore ka ndërprerë punimet në një projekt që synon transformimin e kësaj hapësire në shërbim të qytetarëve. Arsyetimet për këtë ndërhyrje janë të pabazuara dhe joligjore nga institucionet që duhet të jenë të pavarura e që po përdoren për qëllime politike,” ka thënë Rama.

Tutje i pari i kryeqytetit u shpreh se projekti në këtë shesh është konceptuar me qëllimin për të modernizuar hapësirën publike, duke integruar dhe promovuar trashëgiminë kulturore si pjesë të identitetit dhe zhvillimit ekonomik të qytetit dhe jo për të cënuar atë.

Pavarësisht ftesës për debat publik, nuk ka pasur gatishmëri nga Ministri për t’u përballur me të vërtetat para qytetarëve.

“Kryeqyteti do të vazhdojë të mbrojë të drejtën për zhvillim dhe do të vazhdoj me procedura ligjore ndaj të gjithë atyre që shkelin ligjin”, ka thënë ndër të tjera Rama.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika