ShSKUK reagon për mungesën e barnave në Onkologji: Furnizimi është mbi 90 për qind

SHSKUK ka reaguar ndaj raportimeve për mungesë të barnave në Onkologji, duke thënë se furnizimi është mbi 90% dhe mungesat janë të përkohshme ose lidhen me barna të paregjistruara. Megjithatë, pacientët dhe organizatat shëndetësore kanë treguar për Dukagjinin për mungesa të vazhdueshme dhe kosto të larta për trajtime

Pas raportimit të Dukagjinit mbi mungesën e barnave esenciale në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka reaguar përmes një komunikate zyrtare në Facebook.

Në betejë me kancerin por pa terapi, pacientët e Onkologjisë sigurojnë barnat vet

Sipas SHSKUK-së, në Klinikën e Onkologjisë çdo ditë trajtohen mbi 200 pacientë me kimioterapi, ndërsa në ditë të caktuara ky numër arrin deri në 240.

Në njoftim theksohet se ndër barnat më të përdorura janë Bevacizumab (i njohur si “Avastin”) dhe Acid Zoledronik, dhe se furnizimi me këto produkte po bëhet në mënyrë të rregullt.

“Çdo ditë, në Shërbimin e Kimioterapisë, në Klinikën e Onkologjisë, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës( QKUK), trajtohen mbi 200 pacientë, ndërsa në ditë të caktuara ky numër arrin deri në 240.

Ndër barnat më të përdorura dhe më të rëndësishme për këtë trajtim janë, Bevacizumab(e njohur edhe si Avastina) dhe Zoledronic Acid. Në dy vitet e fundit, të gjithë pacientët që kanë pasur nevojë për trajtim me Bevacizumab e kanë marrë terapinë në mënyrë të rregullt, përveç një mungese të përkohshme prej disa ditësh në fillim të këtij viti.

Edhe trajtimi me Acid Zoledronik është duke u zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme, pa ndonjë pengesë apo ndërprerje. Aktualisht, furnizimi me barna në Klinikën e Onkologjisë është mbi 90% të mbulueshmërisë, duke përfshirë produktet esenciale për trajtim”, thuhet në njoftim.

SHSKUK thotë se mungesat e raportuara nga pacientët lidhen kryesisht me barna të paregjistruara në Kosovë, për të cilat procedurat e furnizimit janë më të ndërlikuara për shkak të mungesës së autorizimit për marketing.

“Mungesat që ekzistojnë lidhen kryesisht me barna të paregjistruara në Republikën e Kosovës, të cilat nuk kanë autorizim marketingu dhe për të cilat procedurat e furnizimit janë më të ndërlikuara. Barnat Bevacizumab(Avastinë) dhe Zoledronic Acid janë të disponueshme në Barnatoren Qendrore dhe në barnatoren klinike të Onkologjisë, dhe furnizimi i tyre mbikëqyret në vazhdimësi për të garantuar trajtim të rregullt për të gjithë pacientët në nevojë”, thuhet më tej në njoftim.

Por pavarësisht këtij sqarimi zyrtar, pacientët po përballen me një realitet tjetër. Violeta Memaj, e cila po trajtohet për më shumë se një dekadë, ka treguar për Dukagjinin se shpesh është detyruar të blejë vet barnat, me një kosto që shkon deri në 1,100 euro për një dozë të vetme të terapisë. Ajo përmend mungesën jo vetëm të “Avastinës”, por edhe të barnave të tjera si “Zymeta”.

Në betejë me kancerin por pa terapi, pacientët e Onkologjisë sigurojnë barnat vet

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika