Ka dështuar të mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Prishtinës ku parashihej si pikë Plani Zhvillimor Komunal. Ajo nuk u mbajt në mungesë kuorumi.
21 asamblistë ishin të pranishëm në sallë.
Kryesuesi i seancës, Ajet Brajshori, ka thënë se seanca e sotme nuk ka pasur të bëjë me miratimit e Planit Zhvillimor.
Ndërsa, pas dështimit të seancës, kreu i Prishtinës, Përparim Rama ka mohuar se ka pasur në plan sot të votohet Plani Zhvillimor. Ai tha se ka pasur vetëm për miratim të shqyrtimit publik. Ndërsa dështimin e seancës e ka quajtur bllokadë politike.