BE-ja bën thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë

Bashkimi Evropian ka theksuar nevojën urgjente për formimin e institucioneve të reja në Kosovë, duke e cilësuar këtë si një hap kyç në rrugën drejt integrimit evropian dhe zbatimit të reformave të nevojshme.

Zëdhënësi i BE-së për Zgjerim, Guillaume Mercier, tha se vonesat në konstituimin e institucioneve mund të ndikojnë negativisht në proceset që janë të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Ai shtoi se funksionalizimi i Kuvendit është gjithashtu vendimtar për përfitimin nga Plani i Rritjes i propozuar nga BE-ja.

“Ajo që mund të them është se është në interes të Kosovës që me shpejtësi t’i formojë institucionet, gjë që është shumë e rëndësishme në përmbushjen e reformave evropiane dhe lëvizjen përpara në këtë rrugë. Është gjithashtu e rëndësishme për çështje të tjera, si Plani i Rritjes, siç e dini duhet që Parlamenti i Kosovës të jetë i konstituar për të vazhduar punën në këtë drejtim”, deklaroi Guillaume Mercier – Zëdhënës i BE-së për Zgjerim.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika