“Elektroserveri: Rritja e çmimit të energjisë nuk vlen për ne”, Fejzullahu: Tarifat e ACT-së e ACC-së mbesin të njëjta

Kompania “Elektrosever” e cila operon në veri të Kosovës ka thënë për mediumin “KoSSev” se rritja e çmimit të energjisë elektrike prej 16,1 % nga 1 maji nuk vlen për katër komunat në veri të Republikës së Kosovës. Për këtë deklarim, në një thirrje telefonike direkte në emisionin “Debat Plus”, kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë(ZRrE), Ymer Fejzullahu ka thënë se tarifat e ACT-së dhe ACC-së mbesin të njëjta.

“Elektroserveri ka obligim të paguajë tarifat e ACT-së dhe ACC-së që i ka përcaktuar ZRrE-ja. Ndërsa tarifat me pakica është me furnizues tregtar. Me çmime të tregut. Sikurse çdo furnizues tjetër, nuk është furnizues me obligim shërbimit universal… Jo s’po përjashtohen tarifat. Për tarifat e ACT dhe ACC- mbesin të njëjta. Kurdo që e zgjedh KESCO shërbimin e përgjithshëm. Elektroserveri është sikurse 19 furnizuesit që janë me çmimet e tregut”, ka thënë Fejzullahu.

Ndryshe, sot është raportuar se Kompania “Elektroserver” ka thënë se as nuk planifikojnë shtrenjtim të çmimit të rrymës.

“Informacioni se çmimet e energjisë elektrike në Kosovë po rriten me 16.1 përqind nuk vlen për katër komunat veriore, pra për konsumatorët që ne furnizojmë me energji elektrike”, kanë thënë nga Elektrosever për KoSsev. 

Nga ana tjetër mediumi Reporteri.net sot kishte raportuar se vendimi për shtrenjtimin e rrymës 16.1% s’përfshin komunat veriore.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ditë më parë ka vendosur për rritjen e çmimit të energjisë elektrike prej 16,1%. Ky vendim është përcjellë me reagime e kritika të shumta, derisa janë organizuar edhe protesta. Ndërkohë efektet e para të rritjes së çmimit të rrymës kanë nisur të vërehen me shtrentjim të çmimeve nëpër kafiteri dhe furra të bukës.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika