Punëtorë, gra dhe pensionistë ngrisin zërin për kushte më të mira pune

Punëtorët e KEK-ut, të udhëhequr nga Sindikata e Re, marshuan më 1 Maj në Prishtinë për të kërkuar rritje pagash dhe kushte më të dinjitetshme pune. Ata ngritën shqetësime për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e konsideruar këtë si padrejtësi ekonomike. Protestës iu bashkuan edhe organizata të tjera.

“Qytetarë, bashkohuni në protestë”.

Me thirrjen për të ngritur zërin së bashku, protesta e thirrur nga Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës nis për tu drejtuar tek institucioni të cilat ia adresojnë ankesat.

Thirrjes iu përgjigj Muhamet Gashi i cili ka shumë vite karrierë në KEK, e bashkë me to edhe shumë ankesa për kushtet e punës.

“Kemi dalur për ngritje të pagave, çmimi i rrymës është rrit dhe jo ai i pagave. Rryma ma shtrenjtë s’ka ku me shku, zor është bërë me jetu. Ne dolëm e rezultat, s’di sa do ketë”, ka thënë Gashi.

Protesta që nisi në sheshin “Skenderbeu”, pikë ndalese pati Inspektoratin e Punës e më pas, Ministrinë e Ekonomisë.

E tek kjo e fundit, pati ankesa të veçanta, por edhe paralajmërime.

“Ne kemi kundërshtuar si punëtorë sepse ne prodhojmë 29 euro e gjysëm megavat e KEDS bëhet milionerë. Ne ditëve të fundit e kemi pa se jo për të gjithë është rritur çmimi. Krahas inflacionit e tregut të punës, kërkojmë ngritje të pagave e s’do ndalemi deri në realizim”, ka thënë Nexhat Llumnica, kryetari i Sindikata e Re e KEK-ut

Kësaj proteste, iu bashkua edhe Kolektivi Feminist i cili, mbetet i mendimit se ndër shtresat e punëtorëve më të diskriminuar, mbesin gratë.

“Çdo muaj, punëtoret përballen me zgjedhe të pamundura. Të paguajnë qiranë apo të blejnë ilaçe. Të mbushen frigoriferat a të paguajnë rrymë. E kur e ngrisin zërin, u thuhet se duhet të jenë mirënjohës që kanë një punë”, ka thënë Anita Nikaj, bashkorganizatore e protestës.

Gjatë rrugës, protestës iu bashkuan edhe pensionistë, të zhgënjyer nga mosrealizimi i premtimeve nga partitë politike.

“Krejt kjo qeveri kurgjo s’bën për pensionistë. na u bashkangjit krejt për të shprehur pakënaqësitë tona duke marrë parasysh kostot për pensionistët, e pensionet nuk rriten. Çka bën qeveria? Albin Kurti ka premtu shumë për prnsionistët, asgjë s’ka bo qe 4 vjet”, ka thënë një pensionist.

Krahas kërkesave të dëgjuara qartë, protesta përfundoi me mesazhin se pakënaqësia e sotme do të vazhdojë të shprehet derisa të ndryshojë situata.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika