Pakistani teston një raketë balistike në mes të tensioneve me Indinë

Pakistani testoi më 3 maj një raketë balistike, në kohën kur tensionet me Indinë janë rritur pas sulmit vdekjeprurës të muajit të kaluar ndaj turistëve, në rajonin e kontestuar të Kashmirit.

Ushtria pakistaneze njoftoi se raketa e testuar, tokë-tokë, ka një rreze veprimi prej 450 kilometrash. Nuk ka pasur menjëherë ndonjë reagim nga India në lidhje me testimin, ndërkohë që ajo fajëson Pakistanin për sulmin me armë zjarri të 22 prillit në qytetin turistik të Pahalgamit, akuzë që mohohet nga Pakistani.

Sipas ushtrisë pakistaneze, testimi i Sistemit të Armëve Abdali kishte për qëllim të siguronte “gatishmërinë operacionale të trupave dhe të verifikonte parametrat kyç teknikë”, përfshirë sistemin e avancuar të navigimit të raketës dhe aftësitë e manovrimit.

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, dhe kryeministri Shehbaz Sharif, përgëzuan të gjithë ata që kontribuuan në testin e suksesshëm të raketës.

Pakistani nuk i lëshon raketat drejt kufirit me Indinë dhe zakonisht ato testohen në Detin Arabik ose në shkretëtirat e provincës jugperëndimore të Baloçistanit.

Më 27 prill, Marina indiane njoftoi se anijet e saj kishin kryer me sukses sulme kundër anijeve për të “demonstruar gatishmërinë e platformave, sistemeve dhe ekuipazhit për sulme precize me rreze të gjatë veprimi”.

Ministri i Informacionit i Pakistanit, Attaullah Tarar, ditë më parë u shpreh se vendi kishte “informacione të besueshme të inteligjencës” që India po planifikonte ta sulmonte brenda pak ditësh.

Rajoni i Kashmirit është i ndarë midis Indisë dhe Pakistanit, por të dyja vendet pretendojnë sovranitet të plotë mbi të./REL

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika