Arrestohet një i dyshuar për spiunazh


Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve disa mujore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me asistencën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka arrestuar H.S., i dyshuar për veprën penale të spiunazhit.

Sipas njoftimit, me urdhër të gjykatës janë kryer bastisje në dy lokacione në Kosovë, ku janë sekuestruar prova materiale, përfshirë disa telefona që dyshohet se janë përdorur nga i dyshuari për kryerjen e veprës penale.

Prokuroria ka caktuar ndaj të dyshuarit masën e ndalimit prej 48 orësh dhe ka paralajmëruar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për zhvillimin e procedurës penale.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika