30 ditë paraburgim për turkun që dyshohet se vrau vajzën në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shtetasin turk M.G., i cili dyshohet se më 6 maj  vrau vajzën e tij, si dhe plagosi vajzën tjetër dhe bashkëshorten, në një banesë në Prizren.

Sipas njoftimit të gjykatës, paraburgimi është caktuar për shkak të dyshimeve të bazuara se M.G. ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”, “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjykata thekson se masa e paraburgimit është e domosdoshme duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprave, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së tyre në ambient familjar, si dhe faktin që i pandehuri është shtetas turk pa vendbanim të përhershëm në Kosovë.

Sipas gjykatës, lënia në liri e të pandehurit do të rrezikonte arratisjen dhe mund të ndikonte në dëshmitarët dhe provat e rastit.

Ndërsa, hetimet janë ende në fazën fillestare.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika