KQZ-ja s’e regjistroi partinë e re Lidhja Kosovare, nuk iu referua emrit kushtetues Republika e Kosovës

Komisioni Qendror Zgjedhor nuk e regjistroi partinë e re, Lidhja Kosovare (Kosovski Savez) e drejtuar nga Goran Marinkoviq.

Pesë vota ishin kundër dhe katër abstenime. Kësisoj u refuzua rekomandimi i Zyrës për Regjistrimin e partive politike për regjistrimin e kësaj partie të re.

Më parë, në mbledhjne  KQZ-së, anëtari i KQZ-së nga radhët e  Vetëvendosjes, Alban Krasniqi, bëri vërejtje  te pjesa e programit politik të Lidhjes Kosovare se Kosovës nuk i referohet me emrin kushtetues Republika e Kosovës

“Kosova nuk është term gjeografik, por është shtet”, tha Krasniqi.

KQZ-ja hoqi nga rendi i ditës pezullimin e partisë politike Kosova Adalet Türk Partisi, për shkak se nuk e kishte dorëzuar brenda afatit ligjor, deri më 28 prill 2025, raportin e deklarimit financiar të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Siç u tha në mbledhje, pas këtij afati kjo parti ka dorëzuar raportin për deklarimin financiar të fushatës zgjedhore dhe rrjedhimisht kanë pushuar arsyet për pezullimin e saj. Ndaj këtij subjekti politik, për shkak të mosdorëzimit të raportit financiar të fushatës brenda afatit ligjor, më 2 maj 2025, Zyra ka shqiptuar gjobë prej 5 mijë eurove./EO

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika