Kransiqi në konferencën për kriptovalutat, thotë se ato janë e sotmja që po ndryshojnë botën

Kryetari i PDK-së, Memli Kransiqi, ka njoftuar se ka marrë pjesë në konferencën “BlockTalk Prishtina 2025” – të organizuar për të dytin vit me radhë në Prishtinë, dedikuar teknologjisë blockchain dhe kriptovalutave, në bashkëpunim me kompaninë më të madhe në botë në këtë fushë, Binance.

Krasniqi ka thënë se e ardhmja s’pret dhe se kriptovalutat s’janë më çështje e së ardhmes, meqë ato po e ndryshojnë botën sot.

 “Diskutuam për potencialin që kanë Kosova dhe rajoni, për sfidat që na presin dhe për rolin që mund të luajmë në ekonominë dixhitale globale”, ka thënë Krasniqi.

“Kosova ka një rini të talentuar dhe të pasionuar për këtë fushë. Gjithçka që u duhet është një shtet që e kupton këtë potencial, që krijon një mjedis miqësor dhe u qëndron pranë. Nëse e bëjmë këtë, Kosova mund të shndërrohet në një qendër rajonale për teknologjinë blockchain dhe kriptovalutat”, ka shtuar tutje ai.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika