Arrestohet një i dyshuar për vjedhje të automjetit në Shtime

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar për vjedhje të veturës në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar pasi dyshohet për vjedhje të një veture, të tipit Mercedes e me targa vendore në Shtime..

Në njoftim thuhet se i dyshuari rreth orës 20:00 është ndaluar në Llapnasellë dhe më pas me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

“Më datë 12 maj 2025, rreth orës 13:40, stacioni policor në Shtime ka pranuar një informacion lidhur me një rast të vjedhjes së një automjeti të tipit Mercedes, me targa vendore. Menjëherë pas pranimit të informacionit, janë aktivizuar njësitë relevante policore në nivel vendi dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Si rezultat i punës intensive të policisë, rreth orës 20:00, i dyshuari së bashku me automjetin e vjedhur është ndaluar në fshatin Llapnasellë, komuna e Graçanicës. Njësia e Hetimeve pranë stacionit policor në Shtime e ka shoqëruar të dyshuarin dhe ka zhvilluar intervistimin e tij në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.
Me urdhër të prokurorit të shtetit , i dyshuari Sh.Ll, 25 vjeçar është ndaluar për 48 orë.
Policia mbetet e përkushtuar për garantimin e sigurisë dhe sundimin e ligjit në gjithë vendin.”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika