Alarmuese: 177 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë të mërkurën e 29 qershorit ka informuar se nga 986 testime, 177 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

Qendra e COVID-19, Prishtinë

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka informmuar se të mërkurën e 29 qershorit nga 986 testime, 177 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Më 29 qershor janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 424.

Në total numri i rasteve aktive në vend është 486.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 70 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 830 mijë e 533 doza të vaksinës.

Deri më tani 903 mijë e 426 qytetarë janë vaksinuar me dozën e parë, me dozën e dytë 823 mijë e 716, ndërsa 103 mijë e 203 janë vaksinuar me dozën përforcuese kundër COVID-19.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë për COVID-19 në Kosovë

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika