Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë

Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian më 16 maj do të mbledhë liderë nga i gjithë kontinenti në Tiranë të Shqipërisë.

Nga Kosova në këtë samit do të shkojë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

“Sikurse në samitet paraprake, Presidentja Osmani e përfaqëson Kosovën në samitin e radhës së EPC-së, që mbahet të premten në Tiranë”, tha këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina.

Komuniteti Politik Europian sivjet mblidhet nën moton “Europa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

Udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Europës.

Më pas do të zhvillohen tri tryeza të nivelit të lartë rreth temave të mëposhtme:

Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Europës, duke përfshirë luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës konkurrenca dhe siguria ekonomike, sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimi i të rinjve

BE-ja do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, i cili do të bashkëkryesojë takimin së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika