Administrata e Trumpit ndalon përkohësisht vizat për studentë të huaj

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka urdhëruar ambasadat që të ndalojnë caktimin e takimeve për viza studentore, në përgatitje për kontrolle më të rrepta në rrjetet sociale të aplikuesve.

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka urdhëruar ambasadat që të ndalojnë caktimin e takimeve për viza studentore, në përgatitje për kontrolle më të rrepta në rrjetet sociale të aplikuesve.

Sipas një memoje të siguruar nga CBS News, Sekretari i Shtetit Marco Rubio thotë se ndalesa do të zgjasë “derisa të jepen udhëzime të reja”. Ajo prek vizat studentore dhe ato për shkëmbime kulturore, ndërsa përfshin zgjerimin e kontrollit të profileve në rrjetet sociale, raporton BBC.

Vendimi vjen mes përplasjes së Trump me kolegjet elitare, të cilat ai i akuzon për prirje të majta, antisemitizëm dhe diskriminim në pranime.

Administrata ka bllokuar fonde për universitetet dhe ka ndërmarrë hapa për të dëbuar studentë të huaj.

Harvard ka qenë në qendër të kritikave, ndërsa një gjykatës ka ndalur përkohësisht një vendim që i ndalonte asaj të pranonte studentë ndërkombëtarë.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika