UBT nis kampanjën zyrtare për të rinjtë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

UBT ka lansuar zyrtarisht kampanjën për të rinjtë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, duke u hapur atyre dyert drejt një të ardhmeje akademike cilësore në institucionin më të avancuar të arsimit të lartë në Kosovë dhe më gjerë.

UBT ofron programe të shumta studimi në nivelin bachelor dhe master, në fusha që përfshijnë Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale, Inxhinierinë, Arkitekturën, Bioteknologjinë, Mjekësinë, Shkencat Humane, Menaxhimin, Artin e Komunikimit Modern, Mediat, Dizajnin, Politikën dhe të Drejtën. Kjo gamë e gjerë i mundëson çdo të riu që të gjejë vetveten dhe të zhvillojë potencialin e tij në një ambient ndërkombëtar dhe inovativ.

Arsyet pse të rinjtë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut po zgjedhin UBT-në:

  • Diplomë me vlerë ndërkombëtare dhe të njohur në Evropë dhe ShBA
  • Staf akademik me përvojë ndërkombëtare, që sjellin praktikat më të mira të mësimdhënies
  • Infrastrukturë moderne, me laboratorë të teknologjisë së fundit dhe hapësira kreative për zhvillim personal
  • UBT Smart City – model i veçantë që kombinon teknologjinë, kërkimin shkencor dhe jetën studentore
  • Mundësi mobiliteti ndërkombëtar, me marrëveshje bashkëpunimi në mbi 500 institucione akademike e shkencore në gjithë botën
  • Fokus në punësim të shpejtë, ku mbi 98% e studentëve punësohen gjatë apo menjëherë pas studimeve

Nëpërmjet kësaj kampanje, UBT i fton të gjithë të rinjtë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut që të bëhen pjesë e një familjeje akademike që beson në dijen, në përparimin kolektiv dhe në të ardhmen e ndritur të brezave të rinj.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika