Dështon tenderi i ZRRE-së, asnjë kompani e interesuar për furnizues të mundësisë së fundit

Në kohën kur në masë të madhe mund të vijë në shprehje roli i Furnizuesit të Mundësisë së Fundit, pasi qindra biznese pritet të mbesin pa furnizues si rezultat i hapjes së tregut të energjisë elektrike, ZRRE-së i ka dështuar tenderi për zgjedhjen e ofruesit të ri të këtij shërbimi për periudhën e re tre vjeçare. Furnizuesit aktual të Mundësisë së Fundit, KEK-ut, i skadon obligimi për këtë shërbim në fund të Korrikut

Ka dështuar tenderi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për zgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit për periudhën 2025-2028.

Tenderi që u aprovua nga Bordi i ZRRE-së në fund marsit dhe u shpall në prill, dështoi në gjysmën e dytë të majit, ndërsa në fund të korrikut do të skadojë mandati i KEK-ut si Furnizues i Mundësisë së Fundit.

Burime i konfirmuan Dukagjinit se për 30 ditë, sa qëndroi e hapur shpallja, nuk aplikoi asnjë kompani.

Kompania që përzgjidhet për këtë shërbim ka për obligim që t’i ofrojë furnizim të përkohshëm, deri në 60 ditë, konsumatorëve që mbesin pa furnizues, kryesisht deri zgjidhjen e problemit.

Përkundër premtimit, në ZRRE nuk dhanë detaje për dështimin e tenderit.

Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që dështon tenderi për këtë detyrim, në kuadër të furnizimit të garantuar me ligj.

Prej kur ky shërbim parashihet me ligj, tenderi për Furnizuesit e Mundësisë së Fundit për periudhë tre vjeçare kurrë nuk ka rezultuar i suksesshëm.

Ligji i lejon Bordit, që në rast dështimi të procesit të prokurimit dy herë, me akt të veçantë të caktojë Furnizuesit e Mundësisë së Fundit – siç ka ndodhur më 2018 dhe 2021.

Më 2018 pas dy dështimesh të tenderit, Rregullatori ia kishte dhënë obligimin tre-vjeçar për këtë shërbim KESCO-s, ndërsa në skenarin e njëjtë më 2021 ky obligim i ishte dhënë KEK-ut.

Derisa KEK-u e ka këtë obligim vetëm deri në fund të korrikut, Oda Ekonomike ka njoftuar se shumica e bizneseve të mëdha nuk kanë nënshkruar kontrata furnizimi në kuadër të hapjes së tregut nga 1 qershori.

Kjo nënkupton se ato do të detyrohen të lidhin kontrata të përkohshme me KEK-un, që edhe për dy muaj ka obligime, si Furnizues  Mundësisë së Fundit.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika