Nis episodi i 24-të i konstituimit të Kuvendit

Ka nisur edhe zyrtarisht “episodi i 24-të” i tentativave të vazhdueshme të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Deputetët e rinj të zgjedhur me 9 shkurt po tentojnë të konstituojnë Kuvendin, ku seanca ka mbetur në pikën e tretë ku votohet komisioni ad hoc për verifikimin e mandateve të deputetëve.

“Në sallë gjenden 96 deputetë andaj edhe e hapim këtë seancë”, njoftoi Avni Dehari, kryesues i seancës konstituive.

Tash e disa herë po tentohet zhbllokimi i situates por pa sukses.

Në seancën e 29 majit, deputetët refuzuan të votonin për të disatën herë formimin e një komisioni për votimin e fshehtë për kryeparlamentar, propozuar nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pas dështimit të njëpasnjëshëm të Albulena Haxhiut për t’u zgjedhur kryeparlamentare.

Votimi i fshehtë është kundërshtuar nga partitë që ishin në opozitë në legjislaturën e kaluar, e këtë edhe e kanë dërguar në Gjykatë Kushtetuese.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika