Dështon episodi i 24-të i konsistuimit të Kuvendit

Legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës nuk është konstituar as pas përpjekjes së 24-t.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po dështojnë të konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Edhe sot nuk ka pasur vota të mjaftueshme nga ana e deputetëve për votimin e komisionit ad hoc për verifikimin e mandateve, saktësisht në komisionin ku votohet në mënyrë të fshehtë për pikën 3 të seancës konstituive.

“53 pro, 1 kundër dhe asnjë apstenim. Shtyhet për datë 2 qershor “, tha Avni Dehari, kryesuesi i seancës së Kuvendit.

Është hera e 16-të që seanca dështoi në këtë pikë. 

Votimi i fshehtë është propozuar më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi kandidatja e partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje, për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, në disa votime të hapura nuk mori 61 votat e nevojshme që të zgjidhet në këtë post.

Çështja e votimit të fshehtë është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me mbështetjen e deputetëve nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë.

Ata argumentojnë se është jokushtetuese mënyra se si LVV-ja po teton që kryetari i ri i organit ligjvënës të zgjidhet me votim të fshehtë, duke kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të marrë një “masë të përkohshme për ndalim të mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe ta marrë një vendim”.

Në vazhdimin e seancës konstituive më 31 maj, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, AAK-ja dhe Lista Serbe refuzuan sërish që të propozonin një emër për formimin e komisionit, duke bërë që seanca të ndërpritej.

Seanca e radhës do të mbahet të hënën me fillim nga ora 10:30. 

Seanca e parë konstituive u mbajt më 15 prill. 

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika