McLaren dominon në Spanjë: Piastri fiton para Norrisit

Oscar Piastri triumfoi në garën për Çmimin e Madh të Spanjës, duke lënë pas shokun e skuadrës, Lando Norris.

Kështu, McLareni siguroi një rezultat mbresëlënës me dy vendet e para në podium të dielën në garën më të fundit të Formula 1.

Ndërkohë, kampioni aktual, Max Verstappen, pati një garë të vështirë.

Piloti i Red Bullit u përfshi në disa momente kontroverse në fundin e garës, përfshirë incidente me George Russellin e Mercedesit.

Pas kësaj gare, Piastri ngjitet në vendin e parë të renditjes së përgjithshme të pilotëve me 186 pikë.

Norris ndjek nga afër me 176 pikë, ndërsa Verstappen bie në vendin e tretë me 137 pikë. Në luftën për titull është edhe George Russell me 111 pikë në vendin e katërt.

Gara për kampion këtë sezon është më e fortë se kurrë.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika