Spahiu: Asnjë vizitë e Qeverisë në Uashington, kjo është shqetësuese

Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, ka thënë se është shqetësuese mungesa e vizitave të nivelit të lartë të Qeverisë së Kosovës në Uashington, në veçanti në Departamentin e Shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë.

“Duhet të bëjmë përpjekje për ta kthyer pozicionin tonë te Amerika… Ne nuk kemi pasur një vizitë të rëndësishme substanciale në Uashington mes Qeverisë sonë dhe SHBA-së në Departamentin e Shtetit apo në nivele të tjera, dhe kjo është pak për t’u shqetësuar”, ka deklaruar Spahiu në emisionin FIVE.

Ai ka përmendur vizitën e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në Pentagon dhe në forume të rëndësishme në SHBA, si një zhvillim pozitiv.

Sipas tij vizita e Maqedoncit atje dëshmon se bashkëpunimi ushtarak ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së mbetet i fortë dhe i pandikuar nga zhvillimet politike.

Megjithatë ai ka theksuar se ndonëse bashkëpunimi ushtarak mbetet i fuqishëm, Kosova duhet të punojë më shumë për t’u rikthyer në vëmendjen e diplomacisë amerikane.

“Është shumë e pozitive që ministri i Mbrojtjes është pritur në Pentagon dhe takimet e tij me shumë gjeneralë dhe personalitete ushtarake e të sigurisë në Uashington dëshmojnë mbështetjen e pakursyer të SHBA-së për Kosovën në aspektin e bashkëpunimit ushtarak. Por në aspektin politik, do të duhej të bëjmë përpjekje që të jemi përfundimisht në Departamentin e Shtetit apo në Shtëpinë e Bardhë – arrihet shumë më vështirë, por është e domosdoshme të jemi aty në forume ndërkombëtare”, ka theksuar Spahiu.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika