“Kompania private vendosi kushte, jo shteti”, Mehmetaj tregon përpjekjet për manipulim ligjor

Lirim Mehmetaj, gazetar në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ku është shfaqur në mënyrë ekskluzive skandali me energji elektrike dhe lidhjet e anëtarëve të Bordit të KOSTT-it me qeveritarë, përkatësisht ministra, zëvendëskryeministra dhe zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se ka krime të mëdha si për nga shuma ashtu edhe për nga mendësia.

“Ka krime të mëdha për nga shuma, ka krime të mëdha për nga mendësia që është tentuar me u bë, edhe ka krime të mëdha për nga skema që është shtrirë,” ka thënë ai.

Tutje, Mehmetaj ka thënë se komplet Bordi i KOSTT-it është me “lidhje familjare”.

“Krejt Bordin e ki me lidhje familjare me politikanë, tu fillu prej zëvendëskryeministrit,” ka thënë ai.

Mehmetaj, duke shpjeguar detaje, ka thënë se kompania ka vendosur kushte, e jo institucionet e shtetit.

“Në një botë normale kushtet i vendos ministria ose institucioni i shtetit, këtu i ka vendos kompania private,” është shprehur ai.

Krejt këto përpjekje mes ministrisë, përkatësisht ministres Rizvanolli, dhe KOSTT-it, Mehmetaj ka thënë se kanë dashur t’i rregullojnë përmes zyrtarit ligjor.

“Ja plotësojnë kushtet [kompanisë private], dhe për me dashtë me nxjerrë argument kinse kjo bëhet, e angazhojnë zyrtarin ligjor i cili qëllon baba i shefes së kabinetit [të ministres Rizvanolli]. Shefja e kabinetit kush na del? Ish-pronare me 100% të aksioneve të një kompanie që merret me energji, që ka qenë kliente e ministrisë ku punon tash kjo,” ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika