Të shtëna armësh në një shkollë në Graz të Austrisë, raportohet për të vdekur

Nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në qytetin austriak të Graz të martën ka mbetur të paktën një person i vdekur, sipas raportimeve të mediave në Austri. Sipas tyre policia konfirmoi një “operacion të madh në vazhdim”.

Media austriake, Der Standard raportoi të martën të shtënat me armë zjarri kishin ndodhur në një shkollë në Graz, ne Austri.

Sipas faqes së lajmeve Krone, autori i krimit u qëllua nga policia, megjithëse autoritetet austriake nuk e kanë konfirmuar këtë informacion.

Policia njoftoi përmes një postimi në “X” se një operacion i vazhdueshëm ishte duke u zhvilluar në Dreierschützengasse, Graz, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Ata i thanë medias shtetërore ORF se disa patrulla dhe njësia speciale Cobra ishin të përfshira në operacion.

Ndërkohë policia ka lëshuar një deklaratë ku ka thënë se “sipas gjetjeve fillestare, të shtëna u dëgjuan në një shkollë. Publikut i këshillohet të shmangë këtë zonë dhe të ndjekë udhëzimet e forcave të sigurisë në vendngjarje”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika